Taynës i ka ndodhur një ngjarje aspak e këndshme në koncertin e fundit. Teksa po këndonte në një prej clubeve të natës, Tayna është afruar pranë publikut për t’i përshëndetur, por një fans nuk ia ka lëshuar dorën.
Në videon e publikuar në Instagram shihet sesi reperja habitet nga ky veprim dhe i kërkon fansit ta lëshojë.
Më pas Tayna e heq dorë me forcë dhe ndërhyn badigardi. Reperja largohet nga ajo pjesë e skenës e madje nuk vazhdon më as këndimin. Ndiqni këtë moment në videon e mëposhtme.