Vizita zyrtare e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel ka sjellë komente të ndryshme në opinionin publik, shkruan OnAir.
Një prej personave që më së fundmi ka komentuar është edhe Ramush Haradinaj, i cili aktualisht është kryetar i partisë “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”. Ai u shpreh se Kurti është duke kryer detyrat që ka të besuara nga parlamenti dhe është duke mbrojtur interesat e shtetit të Kosovës.
Gjithashtu Haradinaj shpreu gatishmërinë që partia e cila ai drejton, të zhvillojë bisedime me Kurtin për interesat më të mirë të Kosovës.
Ramush Haradinaj nuk la pa përmëndur as vlerësimin që ai ka për Albin Kurtin si ushtar.
Deklaratën e tij të plotë e gjeni në videon më poshtë: