David Dreshaj është një ndër emrat më të rinj që ka hyrë fuqishëm në tregun e muzikës shqiptare, shkruan OnAir.
Këngëtari nga Malësia e madhe ka sjellë tashmë disa projekte në treg, të cilat janë të kuruara deri në detaje. Ky tipar e karakterizon atë edhe në daljet e tij të ndryshme publike.
Suksesi i tij i shpejtë duket edhe nga numri i klikimeve në videot e këngëve të tij të cilat janë tashmë me miliona. Davidi veçon si një ndër projektet që e ka ndihmuar më shumë për të sjellë audiencë të re, këngën “Lonely”.
Ndonëse aktualisht këngët i ka sjellë solo ai shprehet se një artist me të cilin do të donte një bashkëpunim është Dua Lipa, kjo për faktin se edhe ajo sjell gjëra unike në treg.
Intervistën e tij të plotë mund ta gjeni në videon më poshtë: