Që nga shpallja e pavarësisë e deri më tani, Kosova ka pasur 2 gra në pozicionin e presidentes e vetëm një grua ka qenë udhëheqëse në nivel lokal, shkruan OnAir.
Bëhet fjalë pikërisht për Mimoza Kusari-Lila e cila drejtoi për një mandat komunën e Gjakovës. Situata duket se do të jetë e tillë dhe në këto zgjedhje pasi deri më tani, ndër emrat e kandidatëve të publikuar, nuk figuron asnjë grua.
Për sa i përket kësaj teme, LVV është shprehur se janë duke pritur që të caktohet data e zgjedhjeve e më pas do të vendosin për kandidatët. Ndërkohë nga AAK dhe LDK thuhet se gratë e kanë vetë në dorë që të kandidojnë nëse duan dhe madje janë të inkurajuara për këtë gjë.
Pavarësisht deklaratave të këtyre partive, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave shprehen se gratë janë në kushte të pafavorshme për të kandiduar dhe për të bërë fushatë.