Rruga kryesore në Tërstenik duket se është e ndarë në disa pjesë, shkruan OnAir.
Njëra prej pjesëve është mjaft e ngushtë. Kjo gjë po u shkakton probleme të shumta vozitësve. Ndërkohë vazhdimi i kësaj pjese të ngushtë është e pa asfaltuar.
Banorët e zonës thonë se në pjesën ku mbaron asfalit, ndërpriten edhe kanalizimet.
Në një përgjigje për “RTV Dukagjini”, drejtori i drejtorisë për infrastrukturë lokale në komunën e Drenasit, Endrit Gllareva shprehet se për rrugën në fjalë po zbatohet një projekt 2 vjeçar. Pjesa problematike e kësaj rruge pritet që të rregullohet gjatë këtij viti.
Pavarësisht kësaj përgjigjegje, banorët janë mjaft skeptik se diçka e tillë do të ndodhë. Kjo për faktin se sipas tyre, organet lokale kanë treguar një neglizhencë të vazhduar ndaj kësaj zone.