Remzie Osmani është një nga emrat më të pëlqyer të skenës muzikore në vendin tonë, shkruan OnAir.
Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”. Gjatë intervistës në studion e emisionit, ajo ndau me publikun edhe disa kujtime nga fëmijëria e saj.
Teksa kujtonte fëmijërinë, artistja u ndal edhe te një nga momentet më të dhimbshme në jetën e saj. Remzie tregoi se vëllai i saj më i vogël, pak para se të mbushte 12 vjeç, u nda nga jeta. Kjo ngjarje ndodhi kur këngëtarja ishte 17 vjeç. Ajo kujton se si ishte një moment mjaft i dhimbshëm për të dhe familjen e saj, por që iu desh të përpiqeshin ta kapërcenin.
Në katalogun e madh të këngëve të saj, njërën prej tyre ia ka dedikuar pikërisht vëllait të saj.