Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, është në realizim e sipër të një projekti të ri muzikor.
Këtë e bëri të ditur vet këngëtarja nga Prishtina, kur të dielën publiikoi për fansat një fotografi nga xhirimet e klipit, në rrjetin social Instagram.
Kënga e saj e re do të titullohet “Anna”, dhe pritet të publikohet brenda pak ditëve.
E veshur elegante në të bardha dhe me flokë të zinj të lëshuar poshtë, Nora dukej mjaft tërheqëse në xhriimet e klipit të ri.
Por të gjithë ishin kurreshtar të dinin se me kë do të vinte Nora në bashkëpunim.
Është reperi Gjiko i cili i ka zbuluar këtë të fshehur Norës.
Gjiko dhe Nora po realizojnë bashkëpunimin e dytë./OnAir