Për djaloshin që fluturon, më s’janë të mjaftueshme automjetet me katër rrota.
Reperi i famshëm kosovar Gjiko, i njohur edhe me nofkën “Fly Boy”, duket se i ka blerë vetes një dhuratë goxha të kushtueshme.
Gjiko ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, dy imazhe të një jahti të vogël e mbishkrimet e tij lënë të nënkuptohet se ky është pronari i ri i këtij mjeti lundrues.
“Lodra të reja për djemtë e mëdhenj”, ka shkruar ai, duke e prezantuar një jaht modern, në ngjyrë të hirtë.