Formati televiziv “The Big Music Show” tashmë ka nisur transmetimin në ekranin e Klan Kosova dhe po arrin që të sjell shumë ngjarje komike por edhe interesante në mes të ftuarve, shkruan OnAir
Në drejtimin e gazetarit Vlorijan Halili ky emision transmetohet një herë në javë dhe sjell një garë të veçantë lidhur me muzikën.
Në njerën nga episodet kanë qenë të ftuar gazetari Meriton Mjekiqi dhe këngëtarja Tringa Kay dhe kanë qëlluar që të jenë kundërshtarë në lojë.
Në lojën “Këndojnë fëmijët” ata duhet të gjejnë këngë cilën po e këndojnë, Meritoni arrin ta gjej por nuk i kujtohet emri i këngëtares.
Kanë shpërthyer në të qeshura kur këngëtarja Tringa Kay fillon dhe i bën presion dhe qesh vetëm që Meritoni mos të kujtohet.
Do qeshni me lot me reagimin e tij./OnAIr