Ndonëse pandemia ka qenë një periudhë mjaft e vështirë për shumicën e popullsisë, disa persona kanë përfituar shumë prej saj, shkruan OnAir.
Ndër personat që ka përfituar më shumë nga kjo pandemi është reperi Don Xhoni, i cili u komentua shumë për shkak të disa rreshtave në një “freestyle” të tijin ku fliste për profesoreshën. Më pas ai lansoi projekte të ndryshme muzikore të cilat u pritën mjaft mirë nga publiku. Së fundmi një tjetër freestyle i tij u bë mjaft viral, kjo dhe falë rrjetit social “TikTok” ku shumë personazhe me emër bënë video të ndryshme duke përdorur këngën e tij.
Nga përdorimi i rrjeteve sociale përfituan edhe çifti i “youtuberave” Rinori dhe Njomza të cilët me anë të videove të tyre ku tregonin përditshmërinë e tyre, arritën të rrisnin shumë jo vetëm audiencën e tyre, por edhe të ardhurat nga kanali i tyre në “Youtube”. Gjithashtu një tjetër emër që u bë i njohur nga rrjetet sociale ishte edhe Anisa Veseli. Ajo e filloi me postime të videove të ndryshme komike dhe aktualisht ajo ka filluar të merret edhe me muzikë. Gjithashtu vëmëndje të madhe mori edhe bashkëshortja e Ledrit, Sara Hoxha me postime të ndryshme për sa i përket procesit të saj të shtatëzanisë.
Vëmëndje të madhe morën edhe formate të ndryshme televizive si “Përputhen” dhe “It’s my love” të cilët patën dhe vazhdojnë të kenë nivele të larta të shikueshmërisë. Pjesëmarrësit në këto programe janë ndër më të komentuarit nga publiku.