Flori Mumajesi listohet në mesin e këngëtarëve më të suksesshëm shqiptar që gjithmonë ka arritur që projektet e tij muzikore t’i kthejë në hite të padiskutueshme, shkruan OnAir
Duket që Flori ka vendosur që në këtë edicion të festivalit “Kënga Magjike” të votojë për miken e tij Eneda Tarifën duke u nisur edhe nga fakti që është kënga e tij.
Por Flori duke dashur të tregojë edhe publikisht që do të votojë Eneda Tarifën ka nxjerr blof festivalin padashje.
Këngëtari e ka publikuar një fotografi në rrjete sociale duke treguar që nuk po arrin që të votojë për Eneda Tarifën.
Kjo mund të jetë edhe ndonjë shaka e Flori Mumajesit i cili gjithmonë arrin që situata e ndryshme që t’i kthejë në humor.
Rikujtojmë që Flori Mumajesi po shijon suksesin e bashkëpunimit me Arilena Ara./OnAir