Fifi ka paralajmëruar diçka të re.
Këngëtarja Fifi nuk e ka ndërmend të ndalet së realizuari projekte të reja muzikore
Artistja ka pak ditë që ka publikuar në versionin e saj këngën me titull “A po vjen”, të shoqëruar edhe me videoklip.
Ndërsa, ka filluar punën për një tjetër projekt, kësaj radhe ajo po punon për të sjellë remiksin e projektit “Marova”.
Për këtë këngë, ajo ka bashkëpunuar me Dj SixtyNine, ndërsa projekti është një prej këngëve më të suksesshme të saj.
Fifi nuk ka dhënë datë për këngën, por njoftoi se do të publikohet shumë shpejt.