Emri i tij është padyshim një ndër më të suksesshmit në estradën shqiptare duke u bërë kështu një emër që ka arritur që secilin projekt muzikor ta kthejë në hit të padiskutueshëm, shkruan OnAir
Nuk e keni të vështirë për ta kuptuar që po flasim për këngëtarin e njohur Flori Mumajesin i cili pas shumë muajve më në fund është bërë i gjallë në rrjete sociale, madje edhe ka bërë premtimin e tij që tashmë do të sjell edhe ndonjë projekt muzikor.
Ndjekësit e tij janë parë të lumtur për rikthimin e tij por i kanë kërkuar një bashkëpunim me Elvana Gjatën, ish-bashkëpunëtoren e tij që në fillimet e karrierës.
Flori ka zgjedhur heshtjen por ku i dihet në të ardhmën mund të na surprizojnë me ndonjë bashkëpunim.
Për dallim nga Flori Mumajesi që nuk e kemi parë fare aktiv, Elvana Gjata këtë vit ka bombarduar tregun muzikor me hite muzikore./OnAir
https://www.instagram.com/p/B1mnZqIjTk4/