Ermal Mamaqi është tashmë një nga emrat më të njohur në industrinë e argëtimit në Shqipëri dhe jo vetëm, shkruan OnAir.
Ai ka prodhuar dy filma tashmë të cilët janë pritur mjaft mirë nga publiku. Së fundmi ai vendosi që ta sfidojë veten duke sjellë në tregun shqiptar një serial.
Seriali titullohet “H.O.T” dhe duket se edhe këtu Ermali do të luajë një rol kryesor. Në këtë mënyrë artisti do të vazhdojë me traditën që ka krijuar me dy filmat e tij të parë.
Personazhi që Ermali do të luajë në serial do të quhet Dan dhe do ta sjellë atë me një pamje mjaft ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim. Dan do të shfaqet me flok të gjatë të cilët shpesh herë i mban të kapur. Kjo është çfarë duket nga një seri fotosh që Ermali ka postuar në profilin e tij në Instagram. Gjithashtu me postimin e këtyre fotove ai ka lajmëruar kështu edhe fillimin e xhirimeve të serialit.
“Miq, ju prezantoj me Danin.
Personazhi im në H.O.T.
Sapo nisëm xhirimet e Serialit që do ju bëjë të qeshni dhe të qani, por më shumë të mendoheni…
Jam i sigurt që do ju pëlqejë. Qëndroni të ftohtë deri sa ta shfaqim, se pastaj do jeni shumë HOT” ka shkruar Ermali në postimin e tij.
View this post on Instagram