Kanë mbetur vetëm dy ditë që nga Kampionati Botëror “Rusia 2018”.
Tashmë është bërë e ditur se kënga “Live it up”, nga Nicky Jam Will Smith dhe Era Istrefi do të bëj hyrjen e Botërorit.
E siç duket, këngëtarja nga Kosova është duke shijuar disa ditë pushimi në Nju Jork ku edhe po sjell imazhe tejet atraktive. Në një të fundit ajo shfaqet me shumë stil, teksa merr pëlqime dhe komente të llojllojshme nga fansat e saj.
Ndryshe, “Live it up”, ka marrë mbi 15 milion klikime në kanalin zyrtar Youtube.