Kur vjen puna tek trendet të gjithë jemi sy e veshë! Kush e veshi e para, kujt i shkon më shumë, kush e krijoi këtë trend?
Tani do të flasim pikërisht për trendin: “Dollar Trench”, të cilin e ka krijuar Jeremy Scoot, stilisti i firmës së njohur “Moschino”. Ky është një trend i vitit 2001, ku Jeremy e stampoi tek atletet “Adidas” por dukshëm është rikthyer edhe sot në veshje të ndryshme.
Fillimisht të veshurën me dollarë nga koka te këmbët na i riktheu këngëtarja e njohur Era Istrefi në një koncert në Dubai. Ajo kishte veshur një këmishë të shkurtër dhe një palë çizme të dizenjuara me 1 dollarë.
Por ditën e djeshme, të njëjtën veshje ja kemi parë edhe Kim Kardashian. Ajo ka qenë e ftuar në një festë dhe ka veshur një pardesy dhe çizme me të njëjtin dizenjo.
Por duhet ta themi që na vjen keq Kim, pasi ne këtë veshje na i kujtoi Era Istrefi para teje!/Blitz.al