Listohet në mesin e këngëtareve më të dashura shqiptare që po arrin rekorde të klikimeve me secilin projekt të publikuar, shkruan Onair
Nuk e keni shumë të vështirë për ta kuptuar që po flasim për këngëtaren e njohur Engji.
Së fundmi ajo ka publikuar projektin e saj me titull “Tezes i vjen era nanë” dhe për kohë rekord ka arritur mbi 2.5 milionë klikime.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe duke u nisur nga fakti që gjithmonë Engji ka arritur të publikojë projekte muzikore të suksesshme.
Madje projekti i suksesshëm është edhe bashkëpunimi më nënën e saj Shyhrete Behlulin.
Ndryshe, produksioni Vizioni Libonia do vazhdojë të ju surprizojë me projekte të tilla muzikore./Onair