Konsiderohet si një ndër emisionet më të ndjekura të showbizit në ekranin e RTK-së, madje gjithmonë arrin që të sjell ekskluzivitete nga emrat më të lakuar të momentit në showbizin shqiptar, shkruan OnAir
Është ky emisioni N’za i cili transmetohet çdo të shtunë duke nisur nga ora 21:00 në ekranin e RTK-së me plot ekskluzivitete.
Këtë javë e ftuar speciale do të jetë këngëtarja e njohur, Rona Nishliu e cila do të tregojë për albumin dhe koncertin “Mindil”, dhe do të rrëfej edhe për jetën e saj personale për herë të parë pas martesës.
Ndër tjera në këtë episod të formatit televiziv do mund të ndiqni edhe rrëfimin e dy ideatoreve të portalit më të ri në mediet online “Familja ime”./OnAir