Një këngëtare shumë e dashur e skenës muzikore shqiptare që ka arritur gjithmonë shumë e diskutuar dhe e përfolur për jetën e saj profesionale por më shumë atë private, shkruan OnAir
Elvana Gjata është emri më i përfolur muajve të fundit në mediet rozë për shkak të përfshirjes së saj në skandalin e vrasjes në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Por nuk kanë thënë kot që çudia zgjatë tre ditë, sot Elvana Gjata është rikthyer fuqishëm në estradën shqiptare me projekte muzikore madje edhe me një projekt filmik.
“Dy gisht mjaltë” është komedia e saj dhe e mikut të saj Ermal Mamaqit që po arrin të thyej rekorde të shikueshmërisë.
E kjo e ka gëzuar Elvana Gjatën e cila madje ka vendosur që përmes një publikimi të bërë në rrjete sociale të tregojë se sa e lumtur është që po sjell vetëm të qeshura tek audienca shqiptare./OnAir