Listohet në mesin e këngëtarëve shumë të dashura shqiptare ani pse nuk ka shumë kohë që është bërë pjesë e skenës muzikore shqiptare, shkruan OnAir
Është kjo këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu e cila ka pak muaj që ka publikuar projektin e saj më të ri me titull “Fejesa” dhe po arrin sukses të jashtëzakonshëm.
Këngëtarja e njohur gjithmonë ka arritur që me projektet e saja muzikore të sjell tematika të shumta të cilat janë gjithmonë të mirëpritura nga publiku shqiptar.
Një këngë tjetër që ka arritur sukses të jashtëzakonshëm është ai me titull “Kanagjegji” që ka arritur afro 14 milionë klikime./OnAir