Deputetja me origjinë boshnjake Duda Balje ishte e pranishme në emisionin “Debat Plus” nëpërmjet një lidhjeje direkte për të komentuar dënimin e Ratko Mlladiq, shkruan OnAir.
Ajo u shpreh se ndonëse dënimi me burgim të përjetshëm për “Kasapin e Bosnjes” ishte drejtësi e vonuar prapë kjo gjë ishte një lajm shumë i mirë.
Deputetja tregon se ky person në Serbi konsiderohet si hero kombëtar dhe ngritja e tij në pozicionin e gjeneralit ishte mesazhi më i keq i nacionalizmit serb. Për këto arsye fakti se e vërteta doli në fund për genocidin e kryer në Bosnje është një sinjal pozitiv.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve të fundit, ajo shprehet se Kosova duhet të ketë shumë kujdes me padinë e saj për genocid ndaj Serbisë dhe duhet të mbledhë sa më shumë prova.