Genc Prevlukaj ishte i ftuari i radhës në emisionin e Adelinës “8a8”, shkruan OnAir.
Krijuesi i hiteve të shumta ndër vite, në këtë intervistë u shpreh për tema të ndryshma pa filtra, diçka që e karakterizon atë.
Ndërkohë ai u ndal edhe te kënga “Albanian” e cila është në bashkëpunim me reperin Lyrical Son dhe DJ Blunt, një këngë e cila ende dëgjohet si më parë.
Genci tregon se këtë këngë e regjistroi në studio shumë spontanisht pasi kishte përfunduar me regjistrimin e këngëve për albumin “Vitamin E”. Në studio gjatë regjistrimit, rastësisht ishte edhe reperi i njohur Lyrical Son. Pas përfundimit të kësaj kënge, ata e panë se ishte një material mjaft i mirë dhe vendosën që kjo këngë duhej të ishte pjesë e albumit. Kështu kopjet e shtypura të albumit u anuluan në mënyrë që kjo këngë të përfshihej brenda këtij albumi.