Në momentin që gjëndra tiroide prodhon hormone mbi nivelin e duhur, shkaktohen shqetësime të ndryshme të shëndetit, shkruan OnAir.
Mjekja endokrinologe Arita Haxhiu, e ftuar në emisionin “Shëndeti” në “RTV Dukagjini”, shpjegoi disa nga simptomat më të zakonshme me të cilat paraqiten shumica e pacientëve.
Disa nga simptomat ishin hipermetabolizëm ( metabolizëm më i shpejt se normal ), temperaturë e lartë, dridhje duarsh, aritmi etj. Përveç simptomave fizike, në këto raste ka edhe simptoma psikologjike si për shembull: ankth, agresivitet, pagjumësi etj.