Ditën e sotme ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias takoi ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, shkruan OnAir.
Pas këtij takimi të dy dolën në një konferencë të përbashkët për mediat.
Ministri i jashtëm grek shprehu se ndonëse Greqia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e përkrah procesin e dialogut dhe të heqjes së vizave për Kosovën. Ai u shpreh se të gjitha palët e përfshira duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të arritur një marrveshje.
Sipas tij, një marrveshje do të rezultojë në një stabilitet të rajonit të Ballkanit si dhe të afrimit të këtyre vendeve me Bashkimin Europian.