Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë një ndër çiftet më të pëlqyera të publikut, shkruan OnAir.
Ata arritën ta bënin publikun për vete falë historisë së tyre të bukur të dashurisë. Kjo histori filloi në ambientin e punës ku edhe u njohën. Aktualisht ata kanë një djalë të quajtur Diell.
Dita e sotme është një ditë gëzimi e dyfishtë. Kjo gjë pasi të dy kanë ditëlindjen. Arbana Osmani është lindur në 7 Maj 1983 dhe sot mbush 38 vjeç, ndërsa Eduarti mbush 34 vjeç. Diferenca e moshës ndërmjet tyre duket se nuk përbën asnjë problem.
Për ta shënuar këtë rast moderatorja ndau një foto në profilin e saj në Instagram.
View this post on Instagram