Capital T është një nga reperët më të suksesshëm të momentit, shkruan OnAir.
Ai gjithashtu njihet edhe për një publik mjaft të madh femëror. Me sa duket Capital T vendosi që tu thyejë zemrën shumë femrave duke pranuar se është i dashuruar me dikë.
I ftuar në një format televiziv në Shqipëri reperi konfirmon se tashmë dikush ia ka rrëmbyer zemrën, por nuk preferoi që të zbulojë emrin e vajzës fatlume. Ai tha se ndjehet mjaft i dashuruar me vajzën në fjalë dhe janë rrugës drejt konsolidimit të lidhjes së tyre.
Kohët e fundit artisti është përfolur në një lidhje me Adrola Dushin. Ndonëse të dy e kanë mohuar diçka të tillë, detaje të shumta në postimet e tyre në rrjetet e tyre sociale lënë shumë vend për dyshime.