Blerimi është një nga personazhet më të pëlqyer nga emisioni “Përputhen”, shkruan OnAir.
Ndonëse u fut më vonë se shumica e personazheve të tjerë, Blerimi shpejt arriti të vidhte vëmëndjen dhe zemrën e publikut.
Gjatë qëndrimit të tij në program, ai zhvilloi disa takime me Aristelën. Ndonëse dukej se këto takime po shkonin mjaft mirë, gjërat ndërmjet të dyve nuk përfunduan mirë. Në fakt në studio ata shpesh herë u përfshin në debate.
Së fundmi, pas përfundimit të emisionit, Blerimi dha një intervistë në të cilën fliste rreth programit dhe personazheve në të e ndër këto personazhe ishte edhe Aristela. Ai u shpreh se Aristelës nuk ia varnin as punat e as gocat që ishin në atë program dhe për këtë arsye përpiqej të tërhiqte vëmëndjen me mënyra të ndryshme. Gjithashtu ai zbuloi se ajo i shkruante në Snap ku i thoshte se kishte pëlqim ndaj tij, por nuk e zgjidhte dot në takim për shkak të frikës që kishte nga Antonela. Blerimi tha se Aristela zgjodhi këtë aplikacion për të komunikuar me të pasi në të bisedat fshihen në mënyrë automatike.
Gjithashtu Blerimi tregon se mësoi se prindërit e Aristelës e kishin lejuar vajzën e tyre që të merrte pjesë në emision, por me kushtin që të dilte single nga ai program. Kjo ishte dhe arsyeja se përse shpesh herë Blerimi e akuzonte Aristelën se po bënte lojë me Princin.