Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!
Edhe labeli BlackFish Entertaiment ka arritur që me kanalin zyrtar në YouTube të prek majat e suksesit.
Më një numër të madh të projekteve të suksesshëm nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare si Genc Prelvukaj, Milot Hasangjekaj, Eni Koci, Greta Koci, Lyrical Son, Blake, Mimoza Shkodra e shumë emra tjerë që kanë lënë gjurmë në diskografinë shqiptare.
Ky kanal zyrtar në YouTube tashmë ka arritur që të arkivojë mbi 200 milionë klikime, duke u listuar kështu në mesin e kanaleve më të shikuara shqiptare në YouTube.
Madje ky është vetëm fillimi!
BlackFish në bashkëpunim me OnAir do vazhdojnë edhe me thyerjen e rekordeve tjera./ONAIR
https://youtu.be/NSLi3xXeaY8?t=1