Dikur Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi kanë qenë dyshja e pandashme e estradës shqiptare që gjithmonë kanë arritur që diskografisë shqiptare t’i dhurojnë projekte muzikore që janë konsideruar hite të padiskutueshme, shkruan OnAir
Për të dy madje flitej edhe për një histori të mundshme dashurie por asnjëherë e konfirmuar nga Elvana apo Flori, por sido që të jetë sot ata kanë ndarë rrugët madje edhe profesionalisht.
Por për dallim nga kolegët e tyre dyshja e përmendur kanë një të përbashkët.
Që të dy ka raste që “zhduken” nga rrjetet sociale, madje gjithmonë postimet e tyre të fundit para se të ikin ca nga rrjetet sociale janë projektet e tyre muzikore.
Elvana Gjata e ka zgjedhur sekuencën e këngës “Tavolina e mërzisë”- Jam atje ku rashë përtokë ku me goditë mas ulti në botë, jam me shishen e dashnisë në tavolinën e mërzisë, jam atje ku u theva keq nga lista e të gjallëve ku ti me paske hek.
Ndërsa Flori Mumajesi kishte zgjedhur bashkëpunim me Evi Recin- Smunden unë të të shoh kur ti ke mall dhe të mundon ty shikimi i saj, jo nuk e fsheh që çdo e mendoj e vuaj unë e vuan ti por jo ajo….
Por tashmë Flori është bërë aktiv sërish në rrjete sociale duke mbështetur mikun e tij Klajdi Haruni i cili ka publikuar cover-in e këngës “Shiu i verës. ”
https://www.instagram.com/p/Bv2Ej8gjDbG/
https://www.instagram.com/p/B2mOn9Onac6/