Ditën e sotme u mbajt seanca e rradhës së kuvendit të Kosovës në të cilën u diskutua rreth pandemisë, shkruan OnAir.
Gjatë kësaj seance, ministri aktual i shëndetësisë Arben Vitia akuzoi paraardhësin e tij Arben Zemaj se kishte blerë autoambulancat me çmim më të shtrenjtë, ndonëse ato kanë pasur të njëjtat specifika me të mëparëshmet. Ndërkohë ky i fundit, replikoi duke thënë se këto ambulanca i kishte gjetur të blera pikërisht nga Vitia. Zemaj gjithashtu u shpreh i gatshëm të tërhiqej nga mandati i tij si deputet nëse vërtetohet e kundërta.
Televizioni “Koha Vision” ka siguruar dokumentin e blerjes së këtyre autoambulancave. Në këtë dokument tregohet se e gjithë procedura e blerjes është kryer pikërisht nga Zemaj në kohën kur ai ishte ministër i shëndetësisë.