Këngëtarja mjaft e dashur për publikun, Kida, njihet jo vetëm për projektet e saj muzikore, por edhe për stilin e saj mjaft të veçantë, shkruan OnAir.
Një ndër elementet që bien më shumë në sy nga këngëtarja janë pikërisht flokët. Ajo është duke i ndryshuar qoftë në ngjyrë, qoftë në modele, në mënyrë konstante.
Në një intervistë në emisionin “E Diela Vlen” shprehet se flokët e saj ia ka besuar Altinit prej një kohe të gjatë dhe është gjithnjë e gatshme për të bërë eksperimente me ngjyra të ndryshme.
Kida shprehet se arsyeja e ndryshimeve kaq të shpeshta në flokët e saj është se asaj nuk i pëlqen që të shohë veten e saj gjithnjë njësoj dhe prandaj ndryshon të vetmen gjë që mund ta ndryshojë gjatë gjithë kohës, flokët. Kujtojmë se Kida në fillimet e saj i kishte flokët të qethura në pjesët anash dhe është ndër modelet që ajo ka mbajtur për kohën më të gjatë.