Igballe Rogova është një ndër aktivistet më të vjetra për të drejtat e grave, shkruan OnAir.
Në 30 vite që merret me këtë kauzë ajo tregon se shpesh herë i është dukur një luftë e vështirë për të arritur drejt barazisë. Në intervistën e saj më të fundit në emisionin “Oxygen” ajo tregoi se si shpesh herë përpjekjet e grave janë harruar dhe nuk kanë marrë atë që meritojnë.
Ajo përmënd disa probleme me të cilat hasen gratë në shoqërinë e kohëve të sotme si dhuna, aborti selektiv, mohimi i të drejtës për arsimim, diskriminimi etj. Rogova shprehet se qëllimi i grave nuk është që të merren të drejtet e burrave, por të kenë barazi.
Gjithashtu ajo kujton për publikun edhe disa momente se si ndonëse gratë janë nënçmuar ato sërisht ia kanë dalë mbanë, si për shembull në parlament.
Rogova shprehet se ndonëse është një luftë e vështirë kauza që ajo ka marrë përsipër, një ndër gjërat që i jep më shumë shpresë për të ardhmen është pikërisht fakti që të rinjtë pa dallim gjinie dalin dhe protestojnë për të drejtat e grave.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: