Këngëtarja e njohur Albina Kelmendi ka qenë e ftuar në emisionin N’ZA dhe ka vendosur që të flasë detajisht për projektin e saj të fundit që e ka lansuar pak ditë më parë, shkruan OnAir
Ndër tjera, këngëtarja e njohur Albina Kelmendi ka folur edhe për eksperiencën e saj në formatin televiziv THE VOICE dhe ka treguar se pse ka vendosur që të ndryshojë stilin e saj muzikor në projektet e fundit të cilat e kemi parë që i ka lansuar.
Rikujtojmë që Albina Kelmendi listohet në mesin e emrave më të dashura të diskografisë shqiptare./ONAIR