Një grup qytetarësh janë mbledhur pak më parë në Sheshin ‘Skënderbej’, ku po luten për të prekurit nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit.
Ata kanë ndezur edhe nga një qiri për viktimat që ndërruan jetë nën rrënoja.
Mes qytetarëve të thjeshtë është vënë re edhe këngëtari Alban Skënderaj, i cili mbante në duar një qiri të ndezur.
Kujtojmë që nga tërmeti tragjik u ndanë nga jeta 50 persona dhe mbetën të plagosur 900 të tjerë.