Delinda Disha, është një nga aktoret më të pëlqyera shqiptare të kohës për rolet e saj në emisionin e humorit Portokalli dhe tani Klanifornia.
Nga “Portokalli” ajo këtë sezon kaloi te emisioni “Klanifornia”.
Së fundmi, aktorja ka qenë e ftuar në emisionin “Mes Yjesh” ku foli për shumë gjëra.
Teksa u pyet në lidhje me rastet e fundit të publikuara në media sa i përket abuzimeve seksuale me të mitur, Delinda u shpreh se duhet të rikthehet dënimi me vdekje. Ajo gjithashtu tha është pro hapjes së shtëpive publike.
Kujtojmë që pas rastit të abuzimit seksual të një të miture në Shqipëri, u organizuan protesta në Tiranë.