Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj çek Jakub Kindl u bënë prindër për herë të parë muajin e kaluar kur erdhi në jetë djali i tyre Sky Blue, shkruan OnAir.
Megjithëse kanë kaluar vetëm 6 javë nga lindja e vogëlushit, ish-Missi kosovar ka marrë një vendim drastik.
Bukuroshja 34 vjeçare është rikthyer në palestër duke u stërvitur intesivisht. Ndërkohë që nënat e reja presin edhe më shumë për të vazhduar ushtrime, këngëtarja e famshme nuk ka pritur më gjatë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Afërdita teksa ka ndarë në Instagramin e saj disa story në palestër. Tani na mbetet vetëm të shohim rezultatet, megjithëse dihet që Dreshaj gëzon një fizik fantastik!
Kujtojmë se ajo dhe Jakub, të cilët lidhën kurorë në një ceremoni luksoze në Florida në 2018-ën, po vazhdojnë jetën në SHBA, tashmë si një famije e re bashkë me të voglin Sky Blue.