Ramush Haradinaj, gjatë përballjes me analistët në emisionin “Debat Plus” akuzoi Kurtin se është i rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe, shkruan OnAir.
Haradinaj për këtë akuzë niset nga deklarata që Kurti ka bërë në Bruksel për kriminelët e luftës. Sipas Haradinajt, kjo deklaratë e ka dëmtuar Kosovën dhe i ka shërbyer Serbisë.
Ramush Haradinaj u shpreh se si ish kryeministër mundet ta vlerësoj mjaft mirë ndikimin e kësaj deklarate. Sipas tij, prej kësaj deklarate mund të dallohet mjaft qartë se kujt po i shërben Albin Kurti.