Ndonëse është vetëm dy herë në ditë, duket se numri i studentëve që po e përdorin trenin si mjet transporti po rritet, shkruan OnAir.
Një ndër arsyet kryesore është për faktin se në krahasim me çmimin e biletave të autobuzave, treni është një mënyrë më ekonomike.
Të pyetur nga “KTV” disa studentë në tren treguan për eksperiencat e tyre gjatë udhëtimit me këtë mjet. Shumë prej tyre u shprehën se edhe si eksperiencë, udhëtimi në tren është më i mirë se sa në autobus. Disa prej tyre e shpenzonin këtë kohë të udhëtimit për të biseduar me shoqërinë ose për të krijuar shoqëri të re. Disa të tjerë tregonin se gjatë udhëtimit lexonin ose studionin.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: