Florjan Binaj është një nga aktorët e humorit më të njohur në trojet shqiptare, shkruan OnAir.
Ndër rolet e tij më të pëlqyera në spektaklin e humorit “Portokalli” është edhe imitimi i kryeministrit aktual Edi Rama.
Gjatë intervistës në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Florjani tregoi se hera e fundit kur e ka takuar personazhin që ai imiton ka qenë para shumë vitesh në 10 vjetorin e krijimit të “Digitalb” dhe ka qenë thjesht një përshëndetje.
Pavarësisht kësaj, aktori tregon se prej njerëzve të afërt me kryeministrin e Shqipërisë ka dëgjuar komente të ndryshme.