Gjatë intervistës në emisionin “8a8” me Adelinën, hoxha Drilon Gashi kishte një pyetje për këngëtaren e cila tashmë është kthyer në një moderatore mjaft të suksesshme, shkruan OnAir.
Gashi e pyeti atë rreth këngës “Amaneti”, më saktë rreth pjesës së refrenit ku është bashkuar një pjesë e muzikës arabe me atë izraelite.
Adelina u përgjigj se ndonëse kjo këngë është lansuar 22 vite më parë, ishte hera e parë që dikush e pyeste për këtë element. Ajo tregoi se e kishte bërë këtë bashkim për të treguar ndonëse këto janë dy popuj të cilët janë në një konflikt me njëri-tjetrin, sërisht mund të bashkohen nga muzika. Për të muzika është diçka që nuk njeh kufinj.