Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se dikush nga familja e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, i ka shërbyer Serbisë.
“Dikush nga familja e Osmanit i ka shërbyer Serbisë, unë e kam luftuar Serbinë”, është shprehur Thaçi.
Gjithashtu, ai tha se nuk do të komentojë më shumë rreth kësaj, por do ta bëjë pasi të deklarohet Osmani lidhur me këtë çështje.
“Nuk dua të shtoj më shumë. Por, do të deklarohem pas reagimit të Osmanit”, ka thënë Thaçi në Klan Kosovë.