Emina Çunmulaj ka publikuar një video duke u argëtuar me këngën e Elvana Gjatës.
Emina Çunmulaj njihet si person shumë i drejtpërdrejtë dhe ndan me ndjekësit shumëçka nga jeta e saj.
Modelja së fundi publikoi një video, teksa po vallëzonte nën ritmet e këngës së Elvanës pranë bredhit.
“Elvana Gjata, fituese gjithmonë për mua”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Elvana Gjata së fundi ka garuar në “Festivalin e Këngës” në RTSH, ku zuri vendin e dytë.