Përbërësit
350 gr mish pule
3-4 kokrra qepe te bardha
3 karrota
2 patate
150ml salce domatesh
piper i zi
vaj
miell
Kripë
erëza të tjera
ujë
pak magdanoz
Hapat
Marrim mishin dhe e prejmë në copa mesatare, e vendosim në tenxhere dhe e lejme të ziej per 20 minuta
Pastaj marrim enen hedhim vaj
Qepen, karrotat dhe patatet, i pastrojmë dhe i presim në katror, pastaj i hedhim në enën me vaj dhe i kavërdisim
Pasi të zbuten pak perimet, shtojmë mishin, hedhim kripen dhe erëzat e tjera sipas dëshires, shtojmë pak uje (afërsisht një gote e gjysmë) dhe salcen e domateve apo dhe ajvarin. Në një enë tjetër marrim dy luge miell dhe e tresim me pak lëng nga mishi që është zier më parë, dhe ia shtojmë gjellës.