Një ndër elementet më të veçantë që të huajt vlerësojnë te populli shqiptarë është edhe kuzhina, shkruan OnAir.
Një kuzhinë me receta të shumta të veçanta duket se preferohet shumë nga të huajt të cilët vijnë në vendin tonë për arsye të ndryshme. I tillë është edhe rasti i Danës e cila prej disa kohësh qendron në Kosovë.
Para disa puntatash ajo mori pjesë në rubrikën “Buka jonë goja huj” në emisionin “N’shpi”. Ajo mbeti mjaft e kënaqur nga recetat që ajo provoi dhe solli edhe mamanë e saj për ti provuar. Kësaj here recetat ishin të ndryshme për të nga hera e kaluar kështu që si ajo dhe mamaja e saj provuan ushqime të reja.
Të dyja mbetën mjaft të kënaqura nga gatimet tradicionale që provuan.
Reagimin e tyre të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: