Listohet në mesin e prodhimeve televizive më të dashura shqiptare tash e pesë sezone që ka nisur transmetimin në ekranin e RTK-së, shkruan OnAir
Madje seriali vendor “Cka ka shpija” me secilin episod të transmetuar po arrin që të thyej rekorde të shikueshmërisë, jo vetëm në ekranin e RTK-së kur edhe transmetohet çdo të hënë duke nisur nga ora 20:15 por edhe me klikimet që kap në kanalin zyrtar në YouTube.
Ende pa mbushur 24 orë të publikimit në YouTube ky serial ka arritur që të prek mbi 200 mijë klikime për kohë rekord, duke u kthyer kështu në prodhimin televiziv me audiencë të jashtëzakonshme.
Dhe nuk mbaron me kaq!
Secili episod i transmetuar deri tani numëron afro 1 milion klikime madje edhe më shumë në disa episode./OnAir