Jo shumë larg qytetit të Ferizajit gjendet një fshat i quajtur Greme me afro 700 shtëpi e 10 mijë banorë, ku simbol kryesor i këtij fshati është xhamia dhe një lisë qindra vjeqar shkruan OnAir.
Banorët tregojn se lisi qindra vjeqarë ka një gjatsi prej 26 metra, dhe se lisi përveq se nga banorët ai gjithashtu mbrohet edhe nga komuna e Ferizajit.
Ndërsa në brendi të fshatit gjindet edhe xhamia e Gremes, banorët tregojnë se ajo daton qysh nga koha e perandorisë Osmane. Karakteristikë e xhamisë është ngjyra e gjelbert në çdo anë të saj. Banorët e këtij fshati tregojnë për kujdesin e veqantë që kishin ndaj këtij monumenti historik ndër vite. Gjithashtu ata tregojnë se gjatë viteve të 90-ta xhamia kishte sherbyer si institucion shkollor të asaj kohe, kurse gjatë kohës së luftes ajo kishte sherbyer si shtab ushtarak.
Mirpo nga viti 2005 ky monument i trashigimisë kulturore është jashtë funksionit.
Për të parë videon e plotë në vazhdim ndiqni storien e mëposhtme që vjen në kuadër të alarm ATV. ./OnAir