Në qytetin e Vushtrrisë, hapësira e parkingut të muzeut dhe oborri i shtëpisë së kulturës do të shfrytëzohen si vende parkimi për mërgimtarët, shkruan OnAir.
Kjo gjë do të zgjasë deri më 1 Shtator.
Kryetari i komunës, Xhafer Tahiri, u shpreh se ky projekt ka qenë në përgatitje prej disa vitesh. Sipas tij, kjo është një mënyrë që komuna ka zgjedhur për të nderuar dhe për të mirëpritur mërgimtarët. Po ashtu ai u bën thirrje qytetarëve që të mos i zejnë këto hapësira parkingu.
Një vendim i tillë është pritur mjaft mirë edhe nga qytetarët. Shumë prej tyre thojnë se kjo do të lehtësojë sado pak edhe problemin e parkingut që krijohet në periudhat kur mërgimtarët rikthehen.
Komuna e Vushtrrisë gjithashtu ka vendosur që në datën 17 Korrik të zhvillojë edhe festivalin “Ditët e diasporës”. Një mënyrë tjetër kjo për tu uruar mirëseardhjen të gjithë mërgimtarëve.