Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pasi pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës kanë shkuar në pjesën veriore të Kosovës.
Reagimi i Vuçiqit vjen pasi Policia e Kosovës ka kryer një operacion kontrolli në Qendrën Sportive dhe Humanitare atje.
Sipas mediave serbe, rreth 60-të operatorë të Policisë kanë kontrolluar këtë qendër.
Nga zyra e Presidentit të Serbisë, njoftohet se Vuçiq ka dhënë urdhër që ushtria e Serbisë të vihet në gjendje gatishmërie për luftë, “pasi Njësitet Speciale kanë kryer ndërhyrje në veri të Kosovës”.