Ditën e sotme në Bruksel u mbajt takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, shkruan OnAir.
Së fundmi Vuçiç doli para mediave për të treguar se çfarë ndodhi në këtë takim.
Ai tha para gazetarëve se ai dhe Kurti ranë dakord që ky proces do të vazhdojë deri më Korrik. Gjithashtu, presidenti i Serbisë u shpreh se nuk kishte marrë pjesë në asnjë takim tjetër si ky. Ai pranoi se kishte përdorur tone të ashpra në disa momente gjatë takimit dhe u shpreh se pala shqiptare kishte treguar një mungesë të plotë të realitetit.
Unë u përgjigja ashpër, por nuk e kalova kufirin. Njeriu erdhi që të mos binte dakord për asgjë. Ai tha: “Kam ardhur të të pyes kur do ta njohësh Kosovën”. Unë i thashë: “Asnjëherë”. Ai shpërtheu”, u shpreh Vuçiç para kamerave.