Pritjes së qytetarëve të Kosovës, për vendimin se kush do të jetë në postin e presidentit, i erdhi fundi, shkruan OnAir.
Në seancën e sotme plenare, Vjosa Osmani u votua si presidente e Kosovës nga shumica e parlamentit, pas raundit të tretë.
Votat në favor të saj ishin nga “Lëvizja Vetëvendosje” dhe komunitetet jo shumicë. Gjithashtu pro saj votuan edhe deputetja e PDK Adelina Grainca dhe ajo e AAK Albena Reshitja.
Rikujtojmë se Vjosa Osmani është gjithashtu personi më i votuar nga zgjedhjet e bëra në datë 15 Shkurt.